Haradinaj, krenar me ushtarët kosovar që po shërbejnë në Gardën Kombëtare amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në facebook ka riktheksuar dhe njëherë rendësin që ka miqësia dhe partneriteti me SHBA-në, transmeton IndeksOnline.
Haradinaj teksa ka shpërndarë një video ku shihen dy ushtarë të FSK-së të cilët ndonëse në mars kanë përfunduar trajnimin në “Camp Dodge”, për shkak të pamundësisë së udhëtimit si rrjedhojë e pandemisë, vazhduan të qëndrojnë në mbështetje të Gardës Kombëtare të Iowa-s për ta menaxhuar situatën e krijuar nga COVID-19.
Ky veprim i tyre Haradinajn e ka bërë të ndihet krenar.
Më poshtë e gjeni postimi i tij: