Haradinaj kritik ndaj qeverisë “Kurti”: Do t’i zhgënjejë qytetarët!
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij për Qeverinë e ardhshme ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Sipas tij, Qeveria që vjen do të jetë shumë e dobët.
“Po shihen se kush po don me çkap shtetin. Unë kam fol për qeverisjen “Kurti”. Mendoj se do të jetë një zhgënjim kjo qeveri. Nuk mendoj se do të jetë ndonjë Qeveri që do t’i përmbushë premtimet për qytetarët”, është shprehur ai. /Indeksonlien/