75 Mall Live Search
15:35 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj kthehet në Kosovë, flet për takimet që kishte me gjermanët!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është kthyer në Kosovë, pas vizitës dy ditore që kishte në Gjermani.

Në një konferencë me gazetarët, Haradinaj ka shpalosur për takimet që zhvilloi me kancelaren, Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë gjermanë.

“Në Berlin qëndron një grup teknik për implementim për liberalizmin e vizave.

Kosova e ka arrit një nivel të lartë të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë për gjitha temat. Me këtë vizitë është konfirmuar serioziteti i Kosovës në punët e shtëpisë”, ka deklaruar ai, shkruan Indeksonline