75 Mall Live Search
12:20 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / mp

Haradinaj Kurtit: Ke instaluar modelin korruptiv me lidhje të shkurtra

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka akuzuar për korrupsion, punësime drejtpërdrejtë kryeministrin Albin Kurtin. Haradinaj e ka quajtur kryeministrin dhe partinë e tij se kanë instaluar modelin korruptiv me lidhje të shkurtra.

“Lëvizja Vetëvendosje ka aplikua një model korruptiv të lidhjeve të shkurt. Si i tillë ju del nga kontrolli. Po flasim për një model të veçantë . Modeli i VV quhet lidhje e shkurtër korruptive.

Si ndodh kjo ku një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat , ata që janë dosat e vendimmarrësve të kryeministrit i cili personalisht i emëron. Pse kryeministri del në këtë foltore e mbron dostin e jo prokurorin. Ku e ka gjenezën  kjo , pra kryeministri Kurti , LVV-ja vendimmarrësit e tyre e kanë përcaktim lidhjen e shkurtër si model të korrupsionit.  

Albin Kurti personalisht ka intervistua deri tek anëtarë të bordit të kompanisë së Ujësjellësi . Nuk ka mund dikush me marrë një detyrë përgjegjëse , as në KEK as në bord , as në kompani publike tjera as nuk mundet me shkuar ku do çoftë ku ka interesa financiare pa u intervistua prej Albin Kurtit”, tha Haradinaj. /IndeksOnline/