75 Mall Live Search
09:21 / E Martë, 11 Mars 2025 / Z S

Haradinaj kujton demonstratat studentore të 11 marsit: Rinia heroike tregoi se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar demostratat studentore të 11 marsit.

Haradinaj u shpreh se me 11 mars 1981 mijëra studentë, me guximin dhe vizionin e tyre dhanë mesazhin e qartë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme.

”Demonstrata e 11 marsit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë, me guximin dhe vizionin e tyre dhanë mesazhin e qartë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme”, ka shkruar Haradinaj.

Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga guximi dhe vendosmëria e protestuesve të vitit 1981, vazhdoi rrugën e qëndresës deri në betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shtuar ai./Indeksonline/