75 Mall Live Search
11:36 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / k.v

Haradinaj kujton doktorin e UÇK-së: Shpëtim Robaj e deshi atdheun më shumë se jetën e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar mjekun e luftës çlirimtare, Dr.Shpëtim Robaj, në 26-vjetorin e përjetësimit. 

Haradinaj ka thënë se Shpëtim Robaj e deshi atdheun duke flijuar jetën për të. 

“Dr. Shpëtim Robaj, 26 vjet në përjetësi. I shërbeve luftëtarëve të lirisë, duke shëruar plagët e tyre në kohë lufte. E deshte Atdheun dhe e nderove me jetën tënde, duke u flijuar për të.

Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj.