75 Mall Live Search
08:43 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / AR

Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën: U bënë frymëzim për shumë gjenerata

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar prijësit popullor në përvjetorin e rënies, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha. 

Haradinaj ka thënë se heroizmi i tyre mbetet gjithmonë motivim për ne. 
“Përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e të sigurt”, ka shkruar Haradinaj. 

Postimi i plotë: 

21 shkurti shënon rënien e dy prijësve popullor e komandantëve, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha.
Të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi. Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për gjeneratat, për vazhdimin e përpjekjeve për liri. 
 për Atdheun e fortë e të sigurt.
Lavdi!