75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 21 Janar 2022 / OSH

Haradinaj kujton ish presidentin Rugova: Kemi bashkëpunuar ngusht

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj e përmendi urtësinë dhe filozofinë politike si modelet e Rugovës.

Ai tha se kanë bashkëpunuar ngushtë në një fazë për shtetndërimin e Kosovës.

“Urtësia dhe filozofia politike e Presidentit Ibrahim Rugova, mbeten ndër modelet më të avancuara të të bërit politikë.

Unë kam përfituar shumë, sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik Rugova.

RH”, tha ai./IndeksOnline/