Haradinaj kujton Masakrën e Srebrenicës: Populli i Kosovës i kupton më së miri përjetimet e popullit boshnjak

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Masakrën e Srebrenicës.
Ai ka thënë se kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë nga regjimi mizor i Millosheviqit.
Më tej, Haradinaj është shprehur se njerëz a pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.
Postimi i plotë:
Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit.
Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.
Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta!
RH