75 Mall Live Search
11:34 / E Premte, 26 Shtator 2025 / KV

Haradinaj kujton rënien heroike të luftëtarëve të UÇK-së dhe masakrën e familjes Deliu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të luftëtarëve të UÇK-së, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai i ka cilësuar ata si mësues e nxënës që nuk lëshuan pozicionet deri në frymën e fundit, duke mbetur frymëzim trimërie në rrugën drejt lirisë.

Haradinaj ka përkujtuar masakrën në Abri, ku forcat serbe ekzekutuan familjen Deliu.

“Po atë ditë, në Abri forcat serbe ekzekutuan familjen Deliu, duke mos kursyer askënd, nga foshnja disamuajshe e deri te plaku 94-vjeçar. Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre! Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.