75 Mall Live Search
09:35 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj kujton Shaban Shalën: Lum Atdheu që kishte burra si ai

Sot janë  bërë tetë vite nga dekja e gjeneral Shaban Shala.

Ramush Haradinaj përmes një postimi tha se Shaban Shala ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ai tha se lum Atdheu që kishtë burra si ai.

Postimi i plotë:

Shaban Shala ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës.

Para luftës ishte në organizimet atdhetare qe i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë u shqua si organizator dhe prijës i saj.

I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë, do vazhdonte kontributin e tij në ndërtimin e vendit, me theks të veçantë themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së.

8 vite më parë, ai iu bashkua të vëllait dëshmor Bedriut e shumë bashkëluftetarëve të tjerë, duke lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtetndërtuese, por duke mbetur përgjithmonë në kujtesën historike.

Lum Atdheu që kishte burra si ai./Indeksonline/