75 Mall Live Search
11:46 / E Hënë, 03 Maj 2021 / k.v

Haradinaj kujton të rënët në Bukosh: Dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët në Bukosh të Suharekës.

Sipas Haradinajt, të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb.

Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar.

Sot përulemi para të rënëve në Bukosh të Suharekës, njëzetedy vjet më parë.

Kujtimi për ta mbetet i përhershëm.

Lavdi!
RH