Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Poklekut e të Çikatovës: Heshtja e drejtësisë mbetet një plagë e hapur

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të vrarët e Masakrës së Poklekut nga forcat serbe në 26-vjetorin e saj.
“Më 17 prill 1999, në Poklek të Drenicës, mbi 54 anëtarë të familjeve Muqolli dhe Elshani u masakruan barbarisht nga forcat serbe, shumica gra, pleq e fëmijë, të pafajshëm, përveçse ishin shqiptarë në trojet e tyre. Në të njëjtën ditë, në Çikatovë, dora kriminale ekzekutoi 24 civilë shqiptarë pa mëshirë”.
Haradinaj tha se edhe sot mungesa e drejtësisë vazhdon të jetë plagë e hapur.
“Edhe sot, 26 vjet më pas, heshtja e drejtësisë mbetet një plagë e hapur. Por ajo nuk e zbeh kurrë kujtimin për të gjithë ata, jeta e të cilëve u shua nga aparati shtetëror serb në përpjekje për të zhdukur ekzistencën tonë si popull. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”.