Haradinaj,e kujton Xhevdet Ferrin si artist të rrallë

Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri, në moshën 59-vjeçare.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se ikja e tij e hershme në amshim krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej, shkruan Indeksonline.
Haradinaj ua përcolli ngushëllimet familjes Ferri, me ç’rast atë e kujtoi si të rrallë në profesion, njerëzor e qytetar të ndershëm.
Postimi i plotë:
Ikja jote e hershme në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej.
Mjeshtri i artit, Xhevdet Ferri, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij si artist i rrallë.
Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi.
I rrallë e profesional, njerëzor e qytetar i ndershëm.
Ua përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferri, kolegëve artistë dhe gjithë shqiptarëve!/Indeksonline/