Haradinaj kujton Zymberin: Angazhimi i policëve e bën Kosovën vend të sigurt
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar 8 vjetorin e rënies së një nga policëve më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi.
Haradinaj ka thënë se nderon secilin polic që ka dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, mbrojtjen e rendit dhe ligjit, në gjithë territorin e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sot e tetë vite më parë, një nga policët më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale, ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të vendit, të qytetarëve pa dallim etnie, të rendit dhe ligjit.
Duke e kujtuar veprën kulmore të tij, sot nderojmë secilin polic të Kosovës, që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në Jug e në Veri!
Ky angazhim dhe përkushtim i tyre, e bën Kosovën vend të sigurt, për të gjithë qytetarët në çdo pëllëmbë të saj.
Falënderoj zyrtarët policorë, Drejtorin Rashit Qalaj, për angazhimin e pakursyer, për t’i dalë zot Kosovës.
RH