75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Kur iu duheshim, të tjerët bënin “shyqyr” që jeni

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka folur sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës, duke iu kundërpërgjigjur deputetit Glauk Konjufca dhe duke thënë se kur iu duheshin, të tjerët bënin “shyqyr”.

“Kur u bë kiameti, thujshi shyqyr që jeni. Unë e kam vllahun deputet, Dautin, por kur bëhet puna me e largu është punë. Logjika ime është më e respektu Kuvendin dhe nuk jam i kënaqur me përgjigjen që e kemi bërë si Qeveri ndaj Kuvendit. Do ta korrigjojmë edhe unë edhe ministrat. Duhet të vihet në Kuvend e të raportohet, duhet ë mësohen të marrin vendime”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

“Do të shkoja më tutje te plotë tema që po dëgjohen në qeverisje. Kur ia vë vetes një qëllim ekzistojnë afate për ato qëllime. Unë shpejtë besoj do të vijë me disa të dhëna, të gjetura por edhe me disa dështime dhe s’kemi me i fshehë ato që i kemi. Por edhe me disa të arritura do të vijmë para juve”, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/