Haradinaj: Kurrë nuk kemi qenë më të gatshëm për zgjedhje
Haradinaj: Kurrë nuk kemi qenë më të gatshëm për zgjedhje Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të reja.
“AAK kurrë më e fuqishme dhe kurrë më e gatshme. Prej se unë jam pjesë e saj. që 12 vjet, asnjëherë Aleanca edhe kur ka pasë një nivel të popullaritet, qoftë kur kryeministri është kthyer nga Haga, qoftë nga Franca, në asnjë rrethanë nuk ka qenë më mirë se sot.
AAK gjithmonë është e gatshme kur e vlerësojnë partnerët e koalicionit”.
“Këtë Qeveri askush tjetër nuk e çon në zgjedhje, përveç partnerët e koalicionit”.
Haradinaj shtoi se partneriteti aktual që ka partia e tij në Qeveri është shumë serioz.