75 Mall Live Search
15:35 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / S Z

Haradinaj: Kurti dhe demagogët e tij kanë vendosur të mos ecin rrugës që kërkon Amerika

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj në një konferencë për media, ku ka folur për situatën në veri, nuk ka kursyer kritikat në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti. Haradinaj tha se Kurti dhe demagogët e tij, kanë vendosur të mos ecin rrugës, të cilën po ia kërkon Amerika.

“Albin  Kurti me demagogët e vet në Qeveri dhe jashtë saj, ka vendosur mos me ec rrugës që ia kërkon Amerika. Por me shku një rruge të paqartë se e kujt është. Me vazhdu me vendimin e vet për targat. Si rezultat i kësaj Serbia me duart e veta të zgjatura, ka arritur të nxjerr jashtë funksionit institucionet në veri. Albin Kurti qeveria e tij, demagogët e tij, kudo që i ka e kanë kthyer procesin nga marrëveshja që në përmbajtje kishte njohjen, sot në diskutimin për kthimin e  serbeve të veriut në institucione, punë që ishte kryer para disa viteve. Dhe asociacionin që nuk ishte krye tema, por që ishte pjesë përbërëse e marrëveshjes”, tha ai.

Ndërsa tha se Serbia me satelitët e saj e kanë skenarë dështimin e marrëveshjes,  planin Franko-Gjerman,  që në përmbajtje ka njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Në këtë,  për fat të keq është kyç dhe po e ndihmon kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Disa herë kam deklaru dhe jam betuar se do ta them të vërtetën. Qeveria ka vendosur ta zbatoj marrëveshjen për targa në veri. Aleati ynë Amerika duke ditur skenarin e Serbisë, se ka për qëllim dështimin e marrëveshjes dhe dialogut dhe destabilizimit në veri i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës qeverisë, me pezullu vendimin deri në marrëveshje. Vlerësoni  vet i kujt është Albin Kurti dhe për kënd punon”, tha ai.

Ndërsa tha se për ta rikthyer gjendjen, Kurti duhet menjëherë ta aprovojë kërkesën e Amerikës, për  pezullimin e vendimit për targa.

“Ikja prej Amerikës është shkuarje në Moskë. S’ke ku shkon tjetër, kur ik prej Amerikës”, tha ai./IndeksOnline.