75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / MSH

Haradinaj: Kurti nuk ka tregu interes për ish-krerët e UÇK-së

Nasim Haradinaj ka reaguar pasi Albin Kurti postoi letrën që më 2022 i nisi Ekaterina Trandafilovës, ku kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Në një lidhje direkte në “Kosova Live” në T7, Haradinaj tha se po të ishte serioz Kurti, do të vizitonte krerët në Hagë, shkruan IndeksOnline.

“Ajo gjykatë i ka monitoruesit në Kosovë… ky është dashtë me e tregu veten. Ky nuk ka tregu interes. Ajo gjykatë e ka kallxu se sa serioz është ai… E dyta, ata i shohin fjalët e tij dhe sjelljet e tij se çka thojnë për ta. E treta, nuk je serioz kur ti thu kam hajna, kam tradhtarë të vendit, kanë dashtë me e nda Kosovën me thika, e unë e shpëtova”, u shpreh ai.

Ai thotë se e gjithë kjo është lojë, pas propozimit të Glauk Konjufcës për kryeministër.