Haradinaj: Kurti s’mori pjesë në festën e Pavarësisë së Amerikës, ndonëse ishte në Prishtinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në festën e Pavarësisë së Amerikës, ndonëse sipas tij ishte në Prishtinë.
Haradinaj deklaroi “i bindur” se kryeministri, Kurti ka qenë në Prishtinë, por që nuk ka shkuar në manifestimin qendror të 4 korrikut.
Haradinaj e “akuzoi” Kurtin për marrëdhënie të “pabesa” ndaj aleatëve të Kosovës.