75 Mall Live Search
17:27 / E Hënë, 07 Mars 2022 / LB

Haradinaj: Kurti sot mashtroi mësimdhënësit në ditën e tyre, nuk tregoi se kur do t’i marrin pagat me rritje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesë të transparencës dhe neglizhencë ndaj kategorisë së mësimdhënësve.

Haradinaj në fjalen e tij para deputeteve të Kuvendit, është shprehur se Kurti mashtroi mësimdhënësit në ditën e tyre.

“Kurti sot mashtroi mësimdhënësit në ditën e tyre. Sot, kryeministri nuk tregoi se çfarë veprimesh ka ndërmarrë në përmirësimin e pozitës së tyre e as kur do t’i marrin pagat me rritje ashtu siç u ka premtuar”, u shpreh Haradinaj.