75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / H F

Haradinaj: Kurtit është mashtrues, nuk i ka numrat prandaj manovron

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti është mashtrues pasi sipas tij po manovron në mënyra të ndryshme meqë nuk i ka numrat.

Para nisjes së seancës së sotme konstituive, Haradinaj pati kritika edhe për ministrat që janë bërë deputetë.

“Fakti që çon dorën në kuvend dhe merr vendim si deputet, edhe shkon e çon dorën në qeveri, besoni është kriminale. Nuk mundet deputeti që voton në legjislaturë, të votojë edhe në qeveri. Këtij po i zbulohet mashtrimi. Është mashtrues. Po i del mashtrimi. Nuk i ka numrat, prandaj po manovron. Ne i kemi dhënë zgjidhje. I kemi premtuar votë për kandidat konsensualë”, ka thënë ai.