75 Mall Live Search
15:18 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

Haradinaj, Kurtit: Ikja nga Amerika është shkuarje në Moskë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media nga selia e partisë rreth zhvillimeve në veri.

Ai ka thënë se Kosova po humb në këtë situatë sepse Serbia me strukturat e veta provokoi dhe arriti t’i nxjerrë institucionet e Kosovës prej veriut.

“Shikoni në çfarë situate jemi tash. Jo vetëm që na kërkohet tërheqja nga vendimi për targat por edhe themelimi i Asociacionit. E kjo është dështim i qeverisë dhe qytetarë të Kosovës velerësojeni vetë se kush është dhe për kënd punon Albin Kurti. Ikja nga Amerika është shkuarje në Moskë” ka thënë Haradinaj.