75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 28 Mars 2022 / B O

Haradinaj – Kurtit: Kujdes me kategoritë e lirisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në seancën e sotme plenare të Kuvendit i ka tërhequr vërejtjen kryeministrit Kurti të ketë kujdes kur flet për kategoritë e lirisë.

Haradinaj ka thënë se nuk duhet të hapen temat si kjo e veteranëve në kohën kur duhet të rritet kujdesi ndaj kategorive të lirisë.

“Nuk e meritojnë ofendimin që bash në këtë kohë me i kthy diskutimet se kush është veteran i vërtetë apo jo, kush është luftëtar i vërtetë apo jo”.
“Është koha t’i nderojmë dhe respektojmë ata. Edhe kur vjen Ligji i Pagave, të fillojmë nga kategoritë e lirisë, të mos i ofemdojmë këtë njerëz. Ata kurrë nuk do të kërkojnë vet, të thonë pushtetarëve na i rritni të hyrat, pensionet, por e di se fëmijët e tyre janë në vështirësi”, tha Haradinaj