75 Mall Live Search
11:11 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Haradinaj – Kurtit: Veproni menjëherë që çmimi i energjisë të mos rritet

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qeveria që të veprojë kundër ngritjes së cmimit të energjisë.

“Veprime të mënjehershme nga qeveria që të pengohet ngritja e çmimit të energjisë në vend. Kjo do të shkaktojë rritje zinxhirore të çmimeve, do të ketë pasoja të mëdha për humbjen e vendeve të punës dhe largimin e investitorëve. Ekziston mundësia me vepru, kërkohet që Qeveria në mënyrë urgjente të kompletojë bordin e ZRE-së dhe ti kërkojë menjëherë ZRE-së pezullimin e liberalizimit fals dhe të mos rritet cmimi i energjisë. Kjo po ndodhë pikërisht vjedhurazi kur është në tranzicion edhe qeveria”, tha Haradinaj.