75 Mall Live Search
17:10 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj-Kusari-Lilës: Nuk di të kërcej para Gadafit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigj akuzave të deputetes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kur të vjenë me materialet për 100 ditë dhe punën që po kryhet, do ta shohin që kanë qenë në ëndrra.

Haradinaj së pari po flet një zëvendësministre, ministre e Tregtisë dhe kryetare e Komunës që nuk mbahet mend për asgjë.

Sipas tij, u deshtë me riparu dëmet që i ka shkaktuar koalicionit pas zgjedhor që e keni pas.

“Kur të vi me materialet dhe punën që po kryhet për 100 ditë, do ta shiheni që keni qenë në ëndrra dhe nuk do ta dini se ku po jetoni nga puna që po bëhet që po bëhet çdo ditë”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, Mimoza Kusari-Lila i tha Haradinajt se është për keqardhje sepse si kryeministër po tregon se çfarë niveli ka duke degraduar debatin./Indeksonline/