75 Mall Live Search
15:06 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Lavdi e përjetshme Agimit dhe bashkëluftëtareve të tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur kurora lulesh te varri i heroit Agim Selmanaj.

Haradinaj ka thënë se Selmanaj u rritë në frymën e atdhedashurisë, u ngrit në ushtar derisa vdiq për tu përjetësuar në themelet e lirisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Heroi i Kosovës, Agim Selmanaj, i rritur në frymën e atdhedashurisë, u ngrit në ushtar shembullor deri sa ra për t’u përjetësuar në themelet e lirisë së kësaj toke. Lavdi e përjetshme Agimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij!