10:26 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Haradinaj: Liria ka emër, e ai është Prekazi e Reçaku

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial, në Reçak me rastin e 22-vjetorit të masakrës që është kryer në këtë vend.

Haradinaj ka thënë se është e vërtetë se liria ka emër.

“Është e vërtetë se liria ka emër, e ka Prekazin, Reçakun i ka varret edhe vuajtjet e dhimbjet e të gjithë atyre që më të dashurit i kanë në themele të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë Haradinaj.

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.