Haradinaj: Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga Koalicioni Kosova Fituese, ka thënë se lista që përfaqëson ai është kombinim i përvojës me vrullin rinor.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm.
”Lista 137 – Kombinimi i përvojës me vrullin rinor Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm. Me emra të njohur të dijes e të politikës, me njerëz që nuk janë zbrapsur para asnjë sfide në 30 vjetët e fundit. Me pothuajse gjysmën e listës, emra që garojnë për të parën herë”, ka shkruar Haradinaj.
Të gjithë të përgatitur për vizionin tonë për Kosovën Fituese, e që është: Kosova në NATO, me ekonomi të zhvilluar, drejtësi dhe mirëqenie të përgjithshme, ka shtuar ndërkaq Haradinaj./Indeksonline/