Haradinaj: Llapi është më i ekspozuari ndaj rreziqeve të sigurisë – ne në NATO, armiqtë larg nesh

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se Llapi, që e ka hasmin në kufi, është më i ekspozuari ndaj rreziqeve të sigurisë.
Derisa ka thënë se ta kesh fqinj të parë Serbinë është sfidë, Haradinaj ka theksuar se “anëtarësimi direkt në NATO, që është përcaktim yni i palëkundur, është zhvillimi e siguria e përhershme, jo vetëm për Llapin por për krejt Kosovën.”
Postimi i tij i plotë:
Ne në NATO – armiqtë larg nesh
Llapi, që e ka hasmin në kufi, është më i ekspozuari ndaj rreziqeve të sigurisë. Me pasë fqinj të parë Serbinë, është sfidë. Prandaj, anëtarësimi direkt në NATO, që është përcaktim yni i palëkundur, është zhvillimi e siguria e përhershme, jo vetëm për Llapin por për krejt Kosovën.
Për një Kosovë Fituese 137
Faleminderit Podujevë!