75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 01 Prill 2022 / OSH

Haradinaj: Lubeniqi kurrë nuk ka pasur plagë më të madhe, i madh ka qenë çmimi i lirisë

23 vite më parë, më 1 prill, në fshatin Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat, i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë shumë persona.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Lubeniqi kurrë nuk ka pasur plagë më të madhe.

“I madh ka qenë çmimi i lirisë së këtij vendi e çdo pëllëmbë e tij është larë me gjak!”, tha ai.

Postimi:

Lubeniqi kjo plagë e madhe!

Lubeniqi kurrë nuk ka pasur plagë më të madhe, se sa në ditën e sotme të vitit 1999, kur fashistët e Millosheviqit kishin ekzekutuar të gjithë burrat që kishin gjetur në fshat. Por nuk ka pasur as sakrificë më sublime për lirinë e Kosovës.

Hiç më pak se 54 burra e djem të ri, më i vogli 13 vjeçar, në një fshat të vogël rrëzë Bjeshkëve të Nemura, e dhjetëra të tjerë në pak ditët vijuese edhe të fshtrave përreth. I madh ka qenë çmimi i lirisë së këtij vendi e çdo pëllëmbë e tij është larë me gjak!

Veç ata që harrojnë, u përsëritet historia!

Lavdi e përjetshme!