23:30 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: ‘Mala’, shembull se si duhet prezantuar e vërteta mbi krimet që bëri Milloshi mbi popullin tonë

Sonte është shfaqur filmi ‘Mala’ i cili flet për krimet e bëra në Kosovë.

Është deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i cili ka qenë prezent në shfaqjen e filmit prej ku edhe ka komplimentuar realizuesit e këtij filmi, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka thënë se filmi është shembull se si duhet të prezantohet e vërteta mbi krimet barbarë që bëri Milloshi me strukturat et ij mbi popullin tonë.

Postimi i plotë:

“MALA”
Një shembull se si duhet të prezantohet e vërteta mbi krimet barbare që i bëri Milloshi me strukturat e tij mbi popullin tonë.
Komplimente Trim Musliu dhe gjithë ekipit realizues të këtij filmi.
DH