75 Mall Live Search
11:29 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Marrëveshjet s’dëmtojnë Kosovën, shenjë pozitive për rinisjen e dialogut

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se dy marrëveshjet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore dhe hekurudhat nuk do t’i bëjnë dëme Kosovës.

Duke folur për takimin e sotëm të grupeve punuese në Berlin për arritjen e marrëveshjes së hekurudhave, numri një në detyrë i Ekzekutivit tha se ky transport duhet të rregullohet pasi është në gjendje të mjerueshme.

Ndërsa, i pyetur se me këto marrëveshje, a ka rifilluar dialogu me Serbinë, Haradinaj tha se këto marrëveshje janë shenja pozitive.

Ndërkaq, për mundësitë e një Qeverie teknike, Haradinaj tha se duhet lënë kohë fillimisht mandatarit për formim të Qeverisë.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë ditës sotme, ku bashkë me kabinetin qeveritar bënë homazhe tek obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.