11:46 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Masakra e Qyshkut, tregues i çmimit të lartë për liri dhe shtet sovran

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se masakrat në Qysh, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, ndaj civilëve të pafajshëm e të pambrojtur, janë tregues i çmimit të lartë për liri dhe shtet sovran.

Në përkujtim të 19 vjetorit të tyre, Haradinaj ka bërë edhe homazhe.

Sipas tij, martirët janë dhembje e krenari dhe kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë.

“Masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, ndaj civilëve të pafajshëm e të pambrojtur, janë tregues i çmimit të lartë për liri dhe shtet sovran. Martirët janë dhembje e krenari dhe kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë. Institucionet e Kosovës nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi vendore e ndërkombëtare për të gjitha krimet dhe kryesit të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri! RH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/