Haradinaj mban takim lamtumirës me shefen e EULEXI-it
Ramush Haradinaj sot është takuar me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopolou.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai tha se ishte një takim lamtumirës, të cilën e kishte falënderuar për angazhimin e saj dhe bashkëpunimin me institucionet tona, që Kosova të avancojë sistemin e drëjtësië dhe të shënojë progres të matshëm në sundim të ligjit.
“I bindur se zonja Papadopolou do të jetë avokuese e Kosovës në institucionet greke, i urova asaj karrierë të shkëlqyer në shërbim të popullit dhe shtetit grek”, tha Haradinaj./Indeksonline/
