75 Mall Live Search
17:19 / E Premte, 22 Tetor 2021 / A. M.

Haradinaj mbështet presidenten, bëri mirë që i shpalli “non grata” dy zyrtarët nga Rusia!

Ish-kryeministri dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë.

“Në këtë frymë, mbështes kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova.

Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”, ka shkruar ai në Facebook.