Haradinaj mbledh nënkryetarët e AAK-së, u flet për zhvillimet e fundit
Kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sonte një takim me nënkryetarët e partisë së tij.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi:
Lidhur me pozicionet e Qeverisë së vendit, në raport me zhvillimet aktuale politike, me fokus dialogun me Serbinë dhe vendimet sovrane të Kosovës, mbajta një takim konsultativ me nënkryetarët dhe sekretarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


