75 Mall Live Search
13:13 / E Martë, 14 Janar 2025 / S Z

Haradinaj: Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargraeves.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se me ambasadorin Hargraeves kanë biseduar për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Sot prita ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargraeves. Diskutuam me theks të veçantë mbështetjen britanike për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Me ambasadorin ndamë vizionin e përbashkët për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat evroatlantike. Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe strategjikisht e domosdoshme për sigurinë rajonale”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit. 

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit. Partneriteti ynë bilateral do të forcohet edhe më tej në funksion të objektivave tona të përbashkëta për një Kosovë e rajon të sigurt”, është shprehur Haradinaj.