14:12 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj më 1 korrik në Paris për liberalizimin e vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me 1 korrik do të takohet me Ministrin e Brendshëm të Francës, Christophne Castaner.

Teme e takimit do të jetë liberalizimi i vizave, transmeton Indeksonline.

“Me 1 Korrik, do të takohem me Ministrin e Brendshëm të Francës Christophe Castaner, për liberalizimin e vizave.

Prita sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin diskutuam për vizitën time zyrtare në Paris dhe takimin me Ministrin e Brendshëm Castaner.Me qëllim të kordinimit dhe avancimit të agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita Ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesim edhe para zyrtarëve francez.

Në këtë vizitë do të zhvilloj takime edhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendes europiane të vendit”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/