15:21 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Me 140 milionë investime në vit, Trepça sjell 500 milionë euro profit

I nominuari nga radhët e koalicionit AAK-PSD për Kryeministër, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët e Podujevës.

Ai ka folur edhe për kthimin e Trepçës në pronësi të Kosovës. “Ishte situata me Trepçën, e lënë gjatë pezull.

Edhe zakonisht flitej qysh Trepça i bjen 500 milionë profit në vit, pas një investimi prej 140 milionëve.

Atëherë, për çdo vit, minimum për 20 vjet, i bjen 500 milionë fitim, që i bjen diku rreth 10 miliardë total”, ka thënë Haradinaj.

“Mirëpo thojshin edhe që Serbia nuk e lejon, duhet me u marr vesh e me e pyet krejt botën. Me qenë andej kufirit, ish pyet Serbia ose Shqipëria ose Mali i Zi. Askush nuk po na pyet për veprimet e tyre, atëherë pse ne duhet të presim që krejt bota të na tregojë çfarë të bëjmë me Trepçën? Fatmirësisht e kemi finalizuar, Trepça është 100% Kosovë”, ka shtuar ai.