Haradinaj: Më 24 mars 1999 filloi fundi i Serbisë në Dukagjin – Indeksonline.net
16:22 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Më 24 mars 1999 filloi fundi i Serbisë në Dukagjin

Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj tha se 24 marsi i vitit 1998 shënon edhe fundin e Serbisë në zonën e Dukagjinit.

“Pas Jasharajve, pas sakrificës së madhe të tyre ishte një storie e ngjashme në fshatin dhe familje, por fatbardhësisht nuk arritën që të bënin masakrojnë familjarë, patëm tre dëshmorë atë ditë Agronin, Gazmendin dhe Himën, atë ditë mendojë që filloi fundi i Serbisë në Dukagjin, patë një mobilizim të përgjithshëm të njerëzve, ju po e shihni pas shpine i kemi 84 dëshmorë, 27 prej tyre janë vetëm nga fshati por kini parasysh se nuk ka pozicion ku po e shkelni që nuk e ma dhënë jetën dikush”, tha Haradinaj.

Sipas tij, Kosova si shtet është në rrugën e duhur drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Haradinaj tha se prezenca e të gjithë njerëzve që sot po e vizitojnë Gllogjanin dëshmon se respekti për dëshmorët po rritet.

“Vetë prezenca e këtyre njerëzve edhe pse në kushte jo të mira atmosferike po e dëshmon se respekti për këta djem që kanë rënë dëshmorë vetëm po rritet në shoqërinë tanë, kjo pjesëmarrje nga të gjitha trojet shqiptare por në të njëjtë kohë edhe kjo ditë që koinqidon me sulmin e NATO-s me 24 marsin e vitit 1999  me të vërtet na bënë me u ndier mirë ndoshta jo aty ku e kemi pas qëllimin por në rrugën e drejtë  jemi, si popull i lirë si shtet , por pa hjekur dorë kurrë drejtë BE-së dhe NATO-s”,tha Haradinaj.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shkruar në facebook se 24 marsi është datë e shenjtë në historinë e lirisë sonë.

“Intervenimi i NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit përshpejtoi çlirimin e Kosovës dhe krijoi aleancën tonë të natyrshme me botën perëndimore. Nderim të përjetshëm për të gjithë ata që ndihmuan popullin tonë në ditët më të rënda për të”, ka shkruar ai.

Sot në Gllogjan janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve nga bashkëluftëtarë, krerë të lartë të shtetit të cilët kujtuan dëshmorët që ranë për lirinë e Kosovës.