15:44 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i ka dhënë përkrahje dy kombëtareve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se pavarësisht rezultatit, ne duhet të jemi krenar që jemi pjesë e arenave ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror, transmeton Indeksonline.

Ai u shprehë i gatshëm me familjen e tij që t’i bashkëngjitet ‘Dardanëve’ për spektakël sonte.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Ramush Haradinajt:  

Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror. Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte. Forca