15:50 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj me drejtorin e Telekomit: Qeveria angazhohet për qëndrueshmërinë financiare të kompanisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në një takim drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi.

Haradinaj tha se me drejtorin e Telekomit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në këtë kompani dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile.

“Qeveria e vendit angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.