Haradinaj: Më e mira është që shqiptarët me i gëzu bashkë Krishtlindjet e Bajramin
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm sonte në pritjen solemne me rastin e Krishtlindjeve.
Me këtë rast Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët katolik, duke thënë se më e mira është që shqitparët të jenë bashkë dhe t ë gëzojnë bashkë.
“Më e mira është që shqitparët me qenë bashkë, pra me gëzu bashkë edhe Krishtlindjet, edhe Bajramin edhe krejtë bashkë”, tha Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Ndryshe në gjithë botën sonte nis festimi i Krishtlindjeve, një nga festat më të rëndësishme për besimtarët e krishterë./Indeksonline/
