75 Mall Live Search
11:45 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Vota pro kosovarëve është votë pro qytetarëve evropian

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me një delegacion të Parlamentit Evropian të prirë nga Tonino Picula.

Ai për këtë takim ka njoftuar nëpërmjet Facebook-ut ku ka shkruar se me delegacionin evropian fokus i diskutimit ishin rekomandimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), përkatësisht realizimi i detyrave nga faza e parë e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA) dhe përgatitjet për etapën e dytë.

Postimi i Haradinajt:

Në fokus të takimit me delegacionin e Parlamentit Evropian, të prirë nga Tonino Picula, ishin rekomandimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), përkatësisht realizimi i detyrave nga faza e parë e Agjendës së Reformave Europiane (ERA) dhe përgatitjet për etapën e dytë. Progresi i Kosovës është evident në fuqizimin e sundimit të ligjit, demokratizimin e shoqërisë sonë, si dhe në reformat shtetërore. Rruga euro-atlantike e Kosovës është e pakthyeshme dhe Qeveria me përkushtim po punon në përshpejtimin e agjendës evropiane. Në kuadër të takimit, në emër të popullit të Kosovës, falënderova eurodeputetët për votën për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

RH