75 Mall Live Search
18:52 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / Z S

Haradinaj: Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen

Kandidati për Kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në Gjilan.

Haradinaj ka thënë se ka një lidhje shpirtërore me këtë qytet që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen që e gjen aty.

”Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen që e gjej çdoherë në këtë qytet bujar. Kur vizitoj Gjilanin, e konsideroj të domosdoshme të ndalem dhe të takoj njerëz punëtorë që jo vetëm kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit, por edhe ruajnë e kultivojnë vlerat tona të shenjta të mikpritjes dhe respektit”, ka thënë Haradinaj.

Një prej këtyre shembujve frymëzues është miku im, Bekim Ukshini, i cili me përkushtim dhe vizion ka ditur ta transformojë biznesin familjar në një model suksesi për të gjithë, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/