Haradinaj me Jasharët e Lladrovcët në Jabllanicë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Shqiponjë (ish- Jabllanicë) të Gjakovës.
Ai i shoqëruar me kryetarë komunash, mes të cilëve Bekim Jashari, Ramiz Lladrovci, Bali Muharremaj e Bashkim Ramosaj, si dhe deputetë të Kuvendit dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, qëndruan në familjen Brahimaj.
Kujtojmë se Jabllanica e Dushkajës ishte vatër e celulave të para të UÇK-së, që nga themelimi i saj. Në Jabllanicë gjetën strehë udhëheqësit dhe luftëtarët e shquar të UÇK-së.
Përmes postimit në Facebook, Haradinaj ka përshkruar Jabllanicën si vend të luftërave të ashpra të luftëtarëve të shquar.