75 Mall Live Search
09:59 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj me kërkesë ndaj BE-së: Tregoni përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë si SHBA-të

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka hedhur një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington e me njohjen nga Izraeli.

Tutje, Haradinaj thotë se pret që Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran.
Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t’ia dalim
”, u shpreh ish-kryeministri.