75 Mall Live Search
14:21 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj me kërkesë për kryeministrin finlandez që Kosova të marrë përgjigje përfundimtare për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall.

Haradinaj ka thënë se përmes saj ka përcjell zyrtarisht kërkesën për Kryeministrin e Finalndes, Antti Rinne, që gjatë kryesimit të BE-së të sponsorizojë të drejtë e Kosovës në Këshillimin e Ministrave, që vendi të marrë përgjigjen përfundimtare për vizat.

“Në takim me ambasadoren finlandeze në vendin tonë, Pia Stjernvall, ritheksova se rreshtimi i Finlandës me të drejtën tonë, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve tanë, i sjellë BE-së një partner serioz si vlerë e shtuar në familjen e madhe europiane. Përmes ambasadorës Stjernvall përcolla zyrtarisht kërkesën për Kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, që gjatë kryesimit të BE-së të sponsorizojë të drejtën e Kosovës në Këshillimin e Ministrave, që vendi ynë ta marrë përgjigjen përfundimtare për procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftim./Indeksonline/