22:29 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj me këto fjalë nesër pritet ti adresohet Kuvendit në seancën për demarkacionin

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk arriti ta haptë ashtu siç kishte planifikuar me fjalën e tij hyrëse.

Ai në profilin e tij në facebook gjatë orëve të mbrëmjes ka publikuar fjalimin të cilin kishte planifikuar ta mbante para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i tij i plotë në facebook:

“Të dashur qytetarë!

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kjo ishte fjala ime e planifikuar:

Të nderuar deputetë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.

Ky Ligj ka 4 nene dhe po ashtu përmban:

Dokumentacionin zyrtar të Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe,

Deklaratën e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq e datës 16.02.2018

Të nderuar deputetë, ju ftoj që ta votoni këtë Projektligj, sepse Kosova:

Zbaton të drejtën në territor dhe integritetit,

Zbaton të drejtën për liri të lëvizjes dhe i jep fund izolimit duke përfituar Liberalizimin e Vizave nga Bashkimi Europian

Ju faleminderit.

Mbetem me shpresë, që këtë adresim ta bëjë në seancën e nesërme!

RH”, shkruan Kryeministri Haradinaj. /Indeksonline/